Arthur Melo nuk pranon t’i bashkohet Barçës për Championsin

0
437

Arthur Melo ka vendosur në mënyrë të njëanshme që ta mbyllë para kohe përvojën e tij te Barcelona. Braziliani nuk ka ndërmend të rikthehet në klubin “blaugrana” për pjesën e mbetur të sezonit (ndeshjet e Championsit).

Futbollisti brazilian, i transferuar tek Juventusi për sezonin e ardhshëm, ia komunikoi vendimin e klubit orët e fundit. Këtë të hënë ai nuk është paraqitur për të kryer testin e Koronavirusit, sikurse ishte planifikuar.

Arthur nuk kishte arsye për të munguar kështu që klubi konsideron këtë qëndrim si shkelje të kontratës. Futbollisti brazilian shfrytëzoi ditët e pushimit të lejuara nga Quique Setién pas përfundimit të kampionatit për të shkuar në Ibiza për disa ditë pushimesh, por ai i komunikoi klubit që do të udhëtonte drejt Brazilit. Barcelona e ka paralajmëruar se ka kontratë deri në fund të Ligës së Kampionëve dhe se sjellja e tij mund të ketë pasoja serioze.

Lojtari duket se është i gatshëm të vuajë pasojat dhe nuk mendon, tani për tani, të bashkohet me skuadrën./TCh

Leave a Reply