Arteta për David Luiz: Paraqitja ndaj City-t nuk vendos të ardhmen

0
60

Arsenali e rinisi me një humbje 3-0 ndaj Manchester City-t në Etihad Stadium, kampionatin anglez post COVID-19, disfatë që pakëson shanset e topçinjëve për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Nxënësi Mikel Arteta nuk arriti të surprizonte dot mësuesin e tij Pep Guardiola dhe për këtë fajtori kryesor është David Luiz. Mbrojtësi brazilian shkatërroi ndeshjen e Arsenalit teksa bëri një gafë të rëndë në rastin e golit të parë të City-t ndërsa në pjesën e dytë shkaktoi penalltinë që solli golin e 2-0 dhe u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi këto gafa të David Luiz nuk ndryshojnë mendimin e Mikel Artetas përsa i përket të ardhmes së mbrojtësit brazilian: “ Nuk e di se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij, por mendoj se David Luiz do të qëndrojë me ne. Nëse nuk do të dëmtohej Mari nuk do të fusja në fushë që nga fillimi. Gjithsesi vlerësoj faktin që ai na kërkoi falje në dhomat e zhveshjes, opinioni im për David Luiz nuk ndryshon pas kësaj paraqitjeje”, deklaroi Arteta.

Leave a Reply