Arteta flet pas humbjes: Jam i zhgënjyer

0
366

Leicester City ka fituar për herë të parë pas 47 viteve në terrenin e Arsenal.

Goli i Jamie Vardy në minutën e 80’ i ka dhënë fitoren skuadrës së Leicester City, në vizitën në ‘Emirates Stadium’.

Humbja e Arsenal nuk ka qenë aspak e mirë për Mikel Arteta, i cili pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer.

“Jam vërtetë i zhgënjyer. Ne kishim lojën në dorë gjatë pjesës së parë dhe nuk e di se si u anuluan golat”, ka thënë Arteta.

“Ata na kapën ne me shpejtësi dhe në atë moment humbëm ndeshjen”, shtoi spanjolli.

Pas gabimit të mbrëmshëm, Arsenal kanë mbetur me 9 pikë të grumbulluara  në gjashtë ndeshje të luajtura.

Leave a Reply