Arsenali i gatshëm të pranojë edhe ofertat minimale për shitjen e Lacazettes

0
300

Arsenali është i përgatitur të dëgjojë ofertat për sulmuesin Alexandre Lacazette këtë verë.

Sipas mediumit The Telegraph, Topçinjtë janë të gatshëm për të shitur sulmuesin francez, i cili tani është brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij aktuale.

Lacazette aktualisht kryeson listat e shënuesve të Arsenalit, por francezi është afër një largimi nga Emirates.

Francezi u bashkua me klubin londinez për një tarifë rekord të klubit atëherë prej 46.5 milionë funtesh në vitin 2017, por nuk ka arritur të bëhet golashënuesi elitar që klubi kërkon.

Tani Arsenali do të ishte i gatshëm të merrte një humbje të madhe prej sulmuesit dhe do të pranonte oferta prej rreth 15 milionë funtesh këtë verë. /Telegrafi/

Leave a Reply