Arsenal vazhdon të paguajë 90 për qind të pagës së Ozilit

0
271

Arsenal thuhet se është duke vazhduar t’i paguajë 90 për qind të pagës të mesfushorit Mesut Ozil, pavarësisht që lojtari që tre muaj është pjesë e Fenerbahces.

Ozil pas disa muajve që nuk ishte pjesë e ekipit të Arsenalit iu bashkua gjigantit gjerman në janar.

Pavarësisht që u arrit marrëveshja për ndërprerjen e kontratës, sipas Athletic, Ozil vazhdon të paguhet nga klubi londinez.

“Topçinjtë” thuhet se janë duke vazhduar të paguajnë 90 për qind të pagës prej 350 mijë euro në javë.

Ish ylli i Real Madridit ka bërë vetëm shtatë paraqitje me Fenerbahcen dhe ka dështuar të shënojë ose asistojë, raporton lajmi.

Ai ka pësuar lëndim në gju dhe momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi. 

Leave a Reply