Arpagjik’t me letër të hapur: Privatizoni klubin

0
366

Pas përfundimit të stinorit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku ekipi prizrenas, Liria ka përfunduar në pozitë të pestë, pa gjasa për inkuadrim në Superligë — me letër të hapur drejtuar kryetarit të komunës, kryetarit të klubit dhe bordit të klubit, kanë dalë tifozët Arpagjik’t.

Siç shihet në letër, ata e vlerësojnë stinorin e dështuar, ndërsa në kërkesa janë treguar të qartë: kërkojnë privatizimin e klubit ose krijimit të SHA-së.

LETRA E HAPUR:

Sot ka përfunduar edhe sezoni i rregullt i futbollit në Ligën e Parë ku bën pjesë edhe klubi jonë i zemrës KF LIRIA.
Përkundër pritshmërive nga i gjithë spektri futbolldashës në Prizren dhe jo vetëm që klubi jonë i zemrës te kthehet në Superligë aty edhe ku e ka vendin ndodhi ajo që nuk e dëshironim askush, DËSHTIMI.
Duke parë këtë gjendje të rënduar në klub dhe duke parë statusin e klubit i cili është publik ku asnjëherë nuk patëm suksese te cilat i meriton Prizreni si vatër e futbollit ne si djemt e qytetit, tifozëria Arpagjik’t kemi një kërkes të qartë dhe të vetme për Kryetarin dhe bordin e klubit gjithashtu për Komunën si donatore kryesore për të mirën e emrit të madh LIRIA
1. Të thirret kuvendi i klubit
2.Të kërkohet dhe të shpërbêhet ky bord dhe
3.Klubi te shkon në Privatizim apo shoqëri aksionare
* Në të kundërtën do të jemi ne ata që nuk do ta lejojmë vazhdimin e pjesëmarrjes së Kf Liria në kompeticionet e ardhshme sepse është bërë MJAFT duke u nëpërkëmbur dinjiteti i klubit dhe sporti në përgjithësi në Prizren.
Kryesia e Arpagjik’t
15.05.21

Leave a Reply