Arbër Rushiti zgjon interesimin e klubeve nga Maqedonia e Veriut

0
87

Njihet si e ardhmja e basketbollit në Prizren dhe jo vetëm. Paraqitjet e tij kanë mahnitur profesionistët e basketbollit, duke bërë me dije se kemi të bëjmë me një talent të lindur.

Bëhet fjalë për supertalentin në basketboll, Arbër Rushiti. 04 Online ka mësuar se talenti prizrenas, është shumë afër arritjes së marrëveshjes me njërin nga dy klubet e interesuara nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht nga KB “Shkupi” dhe KB “Rinia” nga Kumanova.
Ju kujtojmë se Arbëri rrjedhë nga akademia e basketbollit “Junior 06” nga Prizreni. Rrjedhimisht, Arbëri ka qenë basketbollist i grupmoshave U/16 të Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian të mbajtur në Sarajevë, ku ka patur rastin të tregojë lojë të bukur, duke e ndihmuar ekipin e përfaqësueses.

Poashtu, Arbëri deri më tani ka përfaqësuar denjësisht edhe KB “Bashkimi dhe KB “Ponte Prizreni” për grupmoshat U/12, U/14, U/16 dhe U/18. Jo vetëm kaq!

Arbëri shquhet si talent i rrallë prej basketbollisti. Luan në pozitën 1 dhe ka një precizitet të lartë në gjuajtjet për tre pikë. Madje, njihet edhe si lojtar eksploziv, i diciplinuar dhe me karakter të lartë sportiv, andaj nuk është i rastësishëm edhe interesimi i klubeve nga Maqedonia e Veriut, të cilat këmbëngulin për shërbimet e talentit prizrenas.

Andaj, 04 Online do të ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth Arbërit, duke mbetur me shpresën se ai do të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me njërin nga klubet e lartëpërmendura./04 Online

Leave a Reply