Anglia fiton në tokën shqiptare, kuqezinjtë mbeten në vendin e dytë

0
94

Anglia ka mposhtur Shqipërinë në “Air Albania” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Harry Kane në minutën e 39-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Mount në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Anglia është e para në grup me 6 pikë derisa Shqipëria është e dyta me 3 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/

Leave a Reply