Anglezët të mahnitur nga mikpritja në “Fadil Vokrri”: Të gjithë kosovarët ngritën flamujt e Anglisë

0
49

Tifozët kosovarë kanë treguar respektin e madh për Kombëtaren e Anglisë, para fillimit të ndeshjes Kosova – Anglia në “Fadil Vokrri”.

Në prag të ndeshjes, gjatë intonimit të himnit të Anglisë, të gjithë të pranishmit në stadium ngritën flamujt e Anglisë.

Kjo ka lënë përshtypje te gazetari i njohur i “Mirror”, John Cross.

“Kur u intonua himni ‘God Save the Queen’, çdo tifoz kosovar ngriti një flamur të St George. Respekt”, ka shkruar John Cross.

Gazeta sportive angleze “Bleacher Football Report” po ashtu i ka kushtuar një shkrim atmosferës së zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë fillimit të ndeshjes Kosovë-Angli.

“Tifozët kosovarë mbajnë lartë flamujt anglezë gjatë këndimit të himnit të Anglisë”.

Tani ka filluar pjesa e dytë e takimit ku Anglia është në epërsi me rezultat 0 me 1.

Leave a Reply