Andi Zeqiri prezantohet te Brighton

0
470

Andi Zeqiri zyrtarisht është pjesë e Brighton në Premier League. Sulmuesi ishte vjet pjesë e Lausanne dhe realizoi 17 gola në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e tij të ngjitej Superligën zvicerane. Mbrëmjen e djeshme Zeqiri ka nënshkruar deri në vitin 2014 me Brighton.

Sulmuei është pjesë e Zvicrës U21 dhe kërkohet edhe nga Kosova, madje është raportuar se ka nisur edhe procedurat për t’u lejuar nga FIFA që të luajë me përfaqësuesen dardane. Zeqiri ka gëzuar trajnerin Graham Potter, i cili edhe e ka komentuar këtë lëvizje.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim në klub Andin. Ai është një lojtar që e kemi parë prej disa kohësh. I dimë cilësitë e tij dhe çfarë mund të sjellë te ne. Ai është një i ri që mund të shtojë opsionet në sulmin tonë. Ka luajtur në nivele të mira që në moshë të re. Ka një eksperiencë në Zvicër dhe në Itali (Juventus U19), që nuk janë pak një të ri në moshën e tij”, ka thënë Potter.

Leave a Reply