Amir Rrahmani mbyll aventurën te Verona, pritet ta filloj te Napoli

0
449

Me pesë ndeshjet që janë zhvilluar sot, ka përfunduar sezoni 2019/20 i Serie A.

Juventusi është kampion me 83 pikë, një më shumë se Interi që do të jet i kënaqur me kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Juves dhe Interit në garën më të rëndësishme evropiane do tu bashkohen Atalanta dhe Lazio.

Roma, Milani dhe Napoli do të vazhdojnë garat në Europa League sezonin e ardhshëm.

Lecce, Brescia dhe Spal nga sezoni i ardhshëm do të bëjnë gara në Serie B derisa Genoa i shpëton rënjës në javën e fundit.

Ndeshjen e fundit me fanellën e Veronës e zhvilloi Amir Rrahmani që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit. 

Leave a Reply