Amine Hari në radarët e Milanit, Napolit e Villarrealit

0
294

Tre klubet europiane, raportohet se kanë shprehur interesim për mesfushorin e Schalke 04, Amine Harit.

Milan, Napoli dhe Villarreal po bëjnë garë mes vete, për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Harit.

Sipas “Footmercato”, Villarreal kishte ndjekur Harit për muaj me radhë dhe tani janë gati të bëjnë ofertën e parë, raporton lajmi.net.

Klubi spanjoll, është në konkurrencë me Milan dhe Napolin, për të siguruar shërbimet e Harit, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro.

23- vjeçari, sezonin e kaluar me fanellën e Schalkes, realizoi dy gola dhe bëri gjashtë asistime në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Leave a Reply