Alarm në mbrojtje për Juventusin, dëmtohet edhe holandezi De Ligt

0
61

Nuk kanë të sosur telashet me dëmtimet te Juventusi, pasi vetëm pak minuta para ndeshjes me Spezian, është ndalur edhe qendërmbrojtësi holandez Matthijs De Ligt.

bredhi

Ky i fundit ishte planifikuar të luajë titullar ndaj skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano dhe doli në terrenin e “Allianz Stadium” për të bërë nxehjen e zakonshme, por një problem muskulor e ka detyruar të ulet në pankinë pa filluar ende ndeshja.

Dëmtimi i holandezit shton telashet për Pirlon, që nuk ka në dispozicion as dy qendërmbrojtësit e tjerë Leonardo Bonucci e Giorgio Chiellini, të cilët janë gjithashtu të dëmtuar dhe mungojnë prej disa ditësh.

Në vendin e De Ligt në mbrojtje është aktivizuar i riu Frabotta, që do të luajë në krahun e majtë dhe braziliani Alex Sandro i është bashkuar treshes së qendrës me Demiral e Danilon, teksa do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah./SS/

Leave a Reply