Alarm i rremë te Reali, Odegaard pozitiv fals

0
294

Alarm i rremë! I tillë rezultoi pozitiviteti i Martin Odegaard (me COVID-19) pas ndeshjes në “Anoeta”, përballë Real Sociedadit, të dielën e kaluar.

Klubi “merengues”, i alarmuar për rezultatin e testit të norvegjezit, i bëri analizat të gjithë skuadrës dhe përgjigjet që mori këtë të mërkurë ishin të gjitha negative, përfshirë edhe të Odegaardit. Pra, përgjigjja e parë për mesfushorin, në fakt ka qenë pozitiv i rremë (fals).

Kjo do të thotë që Odegaard do të jetë në gjendje të stërvitet në Valdebebas dhe të luajë kundër Betisit, në Seville, këtë të shtunë.

Real Madridi e dha lajmin e mirë në lidhje me përgjigjen e testeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar:

“Real Madrid CF komunikon se pas testeve të fundit COVID-19 të kryera në ekipin tonë të parë të futbollit dhe staf, të gjitha rezultatet kanë qenë negative.”/SS

Leave a Reply