“Alaba kishte shumë oferta, por e dëshiroi vetëm Realin”

0
37

George Alaba, babai dhe përfaqësuesi i David Alaba, ka treguar edhe njëherë interesimin e madh të klubeve të mëdha evropiane për të nënshkruar me djalin e tij.

Alaba ishte lojtar i lirë dhe që nga janari, zyrtarisht ishte konfirmuar se do të lërë Bayernin në fund të sezonit.

Kjo kishte alarmuar klubet e mëdha që të nisin bisedimet me 28-vjeçarin, por në mendjen e mbrojtësit ishte vetëm Reali.

“Real Madrid ishte i vetmi opsion. Kishim oferta nga top katër klubet më të mira në Angli, dy nga Italia dhe tri nga Gjermania. Por, për shkak të Bayernit Alaba kurrë s’do të qëndronte në Gjermani dhe ai nga momenti i parë e donte vetëm Madridin”, u shpreh George Alaba. /Gazeta Express

Leave a Reply