Agron Bruqi i bashkohet Arbërisë nga Lipjani

0
672

Agron Bruqi është lojtari më i ri i klubit të Arbërisë nga Lipjani.

Klubi i Arbërisë që është inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës po vazhdon me transferime të mëdha në afatim kalimtar të verës, raporton GazetaBlic.

Pas Gëzim Rusit, Arbër Pirës e mesfushorit boshnjak Djakovac, Arbëria ka arritur edhe një transferim gjigant.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Bruqi është transferuar tek skuadra e Arbërisë.

Bruqi i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Prishtinës ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Arbërinë.

Zyrtarizimi nga klubi i Arbërisë pritet të bëhet sot.

Leave a Reply