Adem Sallauka rizgjidhet në krye të klubit KHF “Prizreni”

0
906

Në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri” të Prizrenit, nën kryesimin e Shkelzen Kryeziut, KHF “Prizreni” ka mbajtur kuvendin vjetor, në të cilin delegatët, pasi u njohën me raportin vjetor të punës së klubit, zgjodhën edhe organet drejtuese, si: kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe anëtarët e bordit të këtij klubi.

Fillimisht kryetari i KHF “Prizreni”, Adem Sallauka, raportoi për punën dhe angazhimin e kryesisë së klubit për sigurimin e kushteve, kushte këto të cilat kanë ndikuar në mbarëvajtjen e garave kampionale dhe të atyre për Kupën e Kosovës.
Ndërkaq, trajneri Haki Mejzini delegatët i njfotoi me angazhimin e lojtareve dhe suksesin e treguar në Ligën e parë të Kosovës, në të cilën kjo skuadër radhitet ndër skuadrat më të mira me mundësi për t’u inkuadruar edhe në elitën e henbollit femëror të Kosovës.

Më pastaj, pas emërimit të komisioneve përkatëse, u zgjodhën edhe organet drejtuese. Kësisoj, Adem Sallaukës iu besua posti i kryetarit edhe për një mandat; nëkryetar u emërua Haki Mejzini; detyrën e sekretarit do ta vazhdojë Shkelzen Krasniqi, kurse në bordin e klubit janë emëruar edhe: Iliriana Cikaçi e Besian Çoçaj; ndërkohë klubi do të përfaqësohet në Kuvendin e FHK-së nga Gent Salluka dhe Nuhi Mejzini.

KH Prizreni garon në Ligën e parë të Kosovës. Pesë fitore dhe një humbje është bilanci i ndeshjeve të kësaj skuadre në stinorin vjeshtor. Gjatë stinorit vjeshtor ekipi tuboi 10 pikë, duke u renditur në pozitën e dytë, me mundësi për të kaluar edhe në vendin e parë, si dhe për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës…/V.B

Leave a Reply