A do të ndodh shkëmbimi Dzeko-Eriksen?

0
470

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, është gjithnjë e më larg Romës, pas përplasjes që pati me trajnerin Paulo Fonseca.

Sipas mediave italiane, lojtarët e Romës ishin revoltuar dhe kishin vendosur ti kundërvihen trajnerit, Paulo Fonseca, dhe kryesori në këtë ngjarje ishte Edin Dzeko.

Mediat italiane raportuan një përplasje ndërmjet sulmuesit dhe teknikut portugez, Fonseca u pyet në ndeshjen e fundit për arsyen e mungesës së Dzekos, por që portugezi refuzoi të përgjigjej.

Tani, sipas “LaGazzettadelloSport.com”, Roma është e gatshme ta shesë 34 vjeçarin dhe do ta ofrojë atë tek Interi si shkëmbim për të marrë mesfushorin, Christian Eriksen, për të cilin tashmë disa kohë flitet se do largohet nga “Giuseppe Meazza”, transmeton lajmi.

Sipas artikullit, “Giallorossët” kanë bërë lëvizjen e tyre në këtë aspekt dhe tani pritet përgjigja e Suning-ut, dhe se Roma është dakord ta lënë sulmuesin e tyre të bashkohet me “Nerazzurrët”. 

Leave a Reply