Sot vranët e me reshje shiu thuajse gjatë gjithë ditës

0
157

Reshje shiu do të përfshijnë vendin ditën e sotme.

Reshjet herë-herë do të jenë me intenzitet mesatar dhe të lartë, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Reshjet e shumta lokalisht edhe mund të shkaktojnë përmbytje, njofton Prishtina Weather.

Viseve malore priten reshje të reja bore, duke formuar shtresë. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 11C, ndërsa maksimalet ndjeshëm më të ulëta, e luhaten ndërmjet 12C e 15C. Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga veriu e verilindja edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s.

Ditën e enjte mbi vend parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, por i ftohtë, me minimale që zbresin edhe deri në 2C, e maksimalet shkojnë deri në 12C e 13C. Vransirat shtohen sërish ditën e premtë, me të reshura shiu që përfshinë vendin orëve të mbrëmjes, duke vazhduar natën dhe mëngjesin e së shtunës.

Leave a Reply