Sot mblidhet LDK-ja për mandatarin

0
474

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të caktuar mandatarin.
Kështu kanë konfirmuar dje edhe burime të LDK-së për GazetaBlic.

Mustafa pas takimit konsultativ që ka pasur dje me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit.

Ne do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, ka deklaruara Mustafa para mediave.
I pari i LDK-së ka thënë se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve.

Leave a Reply