Zyrtare: Miki Grbavcevic pjesë e KB “Junior 06”

0
371

Pas paralajmërimit për mundësinë e ardhjes së trajnerit të njohur malazez, sot kjo u zyrtarizua.

Trajneri Grbavcevic dhe drejtuesit e KB “Junior 06” kanë arritur marrëveshjen për një kohë të pacaktuar. Trajneri malazez do të angazhohet në ngritjen e cilësisë së lojës dhe të lojtarëve, ndërkohë angazhimi i tij do të përqëndrohet edhe në punën individuale me talentet e shumta të këtij klubi.

“Ardhja e këtij eksperti do të thotë shumë jo vetëm për klubin tonë, por edhe për qytetin e Prizrenit. Do të kemi ngritje të cilësisë tekniko-taktike të lojës, sukses në garat që na presin dhe punë e cilësi për individë…” ka thënë drejtori i KB “Junior 06”, Ramush Rushiti./Vllaznim Bytyqi

Leave a Reply