Ukimeri takim me taksistët në Prizren, i’u premton mbështetje në kërkesat e tyre legjitime

0
395

Gjatë ditës, jam takuar me disa përfaqësues të taksive private, që operojnë në rrethinën e Prizrenit. Këto taksi, veprojnë në kushte jo të përshtatshme në komunën tonë, kështu ka deklaruar Islam Ukimeri, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ukimeri ka thënë se me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, kësaj kategorie do t’i përgjigjen me kohë për të gjitha kërkesat e tyre të cilat janë legjitime.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës, jam takuar me disa përfaqësues të taksive private, që operojnë në rrethinën e Prizrenit. Këto taksi, veprojnë në kushte jo të përshtatshme në komunën tonë.
Këta përfaqësues, kanë kritika të mëdha ndaj udhëheqjes aktuale, sepse në njërën anë paguajnë me rregull të gjitha taksat komunale, e në anën tjetër ekzekutivi nuk po i’u krijon kushte të favorshme për ta ushtruar veprimtarinë e tyre.
Me rikthimin tonë në pushtet pas 17 tetorit, ne do të i’u përgjigjemi me kohë të gjitha kërkesave të tyre të cilat janë legjitime, sepse ne duhet të i’a lehtësojmë taksive fushëveprimin, e jo t’i ngarkojmë, sepse këta persona me këtë punë që bëjnë, mbajnë me djersë familjet e tyre.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply