Ukimeri: PDK-ja do t’i rikthej investimet në Lubizhdë

0
92

Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukimeri, ka takuar banorët e fshatit Lubizhdë.

Ukimeri në këtë takim ka thënë se në këtë fshat do të rikthehen investimet e nevojshme për komunitetin me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Kryetarin e nëndegës “Lubizhdë” z. Sami Vehapi dhe me kandidatin z. Nehat Elshani, takuam banorë të fshatit Lubizhdë e Qytetit.
Ishte një bashkëbisedim shumë i frytshëm me ta, ku trajtuam shumë tema aktuale politike, me theks të veçantë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Shaqir Totaj si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, qytetarët kudo që po shkojmë, na japin mbështetje të madhe, sepse vetëm PDK përmes qeverisjes së saj të dëshmuar, mund ta kthejë në binar Prizrenin, i cili në këto 4 vite keqqeverisje, është degraduar nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply