Ukimeri: Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet për mbështetje institucionale

0
335

Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet për mbështetje institucionale, sepse edhe ashtu PDK dhe Kryetari në ardhje z. Shaqir Totaj, kanë ofertën më të mirë, për mbështetje ndaj tyre, me fokus të veçantë ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, kështu ka deklaruar Islam Ukimeri, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ukimeri ka thënë se bizneset janë të zhgënjyer me qeverisjen e udhëhequr nga LVV-ja.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj si dhe me Kryetaren e GDK-së znj. Lumnije Rakaj, vizituam fabrikën “Jaha Foods” te kazerma e Kforit Gjerman.
Kjo qeverisje, nën udhëheqje nga VV dhe Kryetari Mytaher Haskuka, nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbështetje ndaj bizneseve, sidomos gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
Pronarët e bizneseve janë të zhgënjyer me këtë qeverisje, sepse pritjet i kanë pasur shumë të mëdha për ndryshim, por ndryshimi ka ndodhur vetëm për të keq, andaj si alternativë të vetme për qeverisje të mirë e shohin vetëm PDK-në.
Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet për mbështetje institucionale, sepse edhe ashtu PDK dhe Kryetari në ardhje z. Shaqir Totaj, kanë ofertën më të mirë, për mbështetje ndaj tyre, me fokus të veçantë ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply