Ukimeri: Me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, do të rikthehen investimet në Velezhë e Shpenadi

0
395

Në javën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukimeri, ka takuar mbështetësit në fshatin Velezhë dhe Shpenadi.

“Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka investuar mjaftueshëm as në këtë lokalitet, për nevojat e qytetarëve”, ka thënë Ukimeri para të pranishmëve, duke u zotuar se me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, do të rikthehen edhe investimet në këto lokalitete.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, me Shefin e Shtabit Zgjedhor z. Kujtim Gashi, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të degës z. Visar Islamaj, takuam banorët e fshatrave të Velezhës dhe Shpenadisë.
Zhgënjimi i banorëve të këtij regjioni për qeverisjen në ikje është tejet i madh. Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka investuar mjaftueshëm as në këtë lokalitet, për nevojat e qytetarëve.
Ne shpalosëm para tyre, ofertën tonë politike, e cila vlerësohet gjithandej si alternativa e vetme, për daljen nga kjo katraturë që e ka kapluar Prizrenin në këto 4 vite keqqeverisje.
PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar shumë, edhe në këtë pjesë për rregullimin e fshatrave si në: infrastrukturë, ndriqim, kanalizim etj, ndërsa ne edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investojmë akoma më shumë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat pa dallim, në tërë territorin e Komunës së Prizrenit.

VotoPDK177

VotoShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

VotoIslamUkaj4

Leave a Reply