Ukimeri: Me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal do të rikthehen edhe investimet në Korishë

0
337

Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka, vetëm një investim të vetëm e kanë bërë në Korishë, kështu ka deklaruar Islam Ukimeri, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ukimeri ka thënë se me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, do të rikthehen edhe investimet në këtë fshat.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Kryetarin e ardhshëm të Prizrenit z. Shaqir Totaj, si dhe me bartësin e listës z. Kujtim Gashi, ishim në fshatin tim Korishë, në odën e familjes Bobaj.
Në këtë takim, bashkëbiseduam shumë tema, me theks të veçantë rreth zhgënjimit të banorëve të Korishës rreth qeverisjes aktuale. Ne ofruam para tyre, programin tonë politik, ku përmes saj, do t’i zgjidhim të gjitha problemet e shumta, të krijuara nga kjo qeverisje e papërgjegjshme.
Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka, vetëm një investim të vetëm e kanë bërë në Korishë.
PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar me miliona euro për rregullimin e fshatit si në: infrastrukturë, ndriqim, kanalizim etj, duke e shndërruar Korishën në një fshat model në komunën e Prizrenit. PDK, edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investoj akoma më shumë, në të gjitha lagjet e fshatit pa dallim.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply