Thaqi: Prioritet i jonë +4 frymojmë lirshëm në Prizrenin më të bukur e më të gjelbërt

0
433

Veprime që i mungonin me vite të tëra nga Komuna e Prizrenit ishin lirimi i hapësirave publike dhe mbrojtja e hapësirave të përbashkëta, kështu ka deklaruar Islam Thaqi, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Thaqi ka listuar disa nga aktivitetet e realizuara sa ishte drejtor në Drejtorinë e Inspektorateve, ndërsa ka thënë se në mandatin e dytë prioritet i qeverisjes lokale do të jetë frymimi lirshëm në Prizrenin më të bukur e më të gjelbërt.

Postimi i plotë:

Hapësira publike është elementi më demokratik i një qyteti!
‘’Richard Rogers’’
Veprime që i mungonin me vite të tëra nga Komuna e Prizrenit ishin lirimi i hapësirave publike dhe mbrojtja e hapësirave të përbashkëta.
Me punë e angazhim ja kemi dal mbanë gjithmonë, vetem në vitin 2018/19 nga drejtoria e Inspektorateve janë:
⁎ Liruar mbi 118.000 m2.
⁎ Janë liruar hapësirat e Infrakosit (Hekurudhave të Kosovës) njëra ndër më të kontestuarat e më sfiduese.
Ishte i habitshëm fakti se si për 10 vite qeverisje nga PDK , që kishte pushtet absolut jo vetëm në nivel lokal,
por edhe në emërimin e bordeve. Ndërsa bordi i ndërmarrjes publike e kishte lejuar degradimin dhe uzurpimin e kësaj prone!
⁎ Hapësira publike me e pa qira më s’ka!
Prioritet i jonë +4 frymojme lirshëm në Prizrenin më të bukur e më të gjelbërt.
Voto
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Kryetarin prof.dr. Mytaher Haskuka me numër 144.
Islam Thaqi me numër 13

Leave a Reply