Thaqi: Gjenerata për gjeneratën, vazhdojmë të bashkëqeverisim me ju edhe për 4 vite

0
377

“Shtëpia për përkujdes ndaj të moshuarve” Nga një projekt që kishte filluar vite më parë nga qeverisja e kaluar, si projekt i trashëguar dhe i dështuar po kthehet në projekt gati te përfunduar dhe të realizuar brenda afatit kohor nën përkujdesjen e kryetarit Prof.dr.Mytaher Haskuka dhe DPMS-ë, kështu ka deklaruar Islam Thaqi, drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe njëherit kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Thaqi ka thënë se ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për të moshuarit, të cilët do të kalojnë kohën e lirë duke u marrë me aktivitete të ndryshme.

Postimi i plotë:

“Nuk është prej nesh ai i cili nuk i respekton të moshuarit.”
Profeti Muhamed
‘’Qëndrimi ditor për të moshuarit’’
Projekt që realizohet për herë të parë në Kosovë, e pa dyshim që në Komunën e Prizrenin, si angazhim i veçantë i Kryetarit të tanishëm dhe në ardhje i Prof.dr. Mytaher Haskukës! Kujdesi social për të moshuarit nuk është kurrë i tepërt. Madje ai është një detyre organike, obligative e familjes, shoqërisë dhe e shtetit duke i ofruar shërbime të reja për gjeneratën e tretë! E veçanta e projektit për të moshuarit që kanë përkujdesje familjar është nevoja e tyre për aktivitete sociale me grup moshën e vetë. Gjatë kohës së qëndrimit ditor do të kenë përkujdes mjekësor si dhe aktivitete të tjera sociale. Në mandatin e parë objekti i parë është para përurimit në lagjen e Terzive si lagje specifike, ndërsa në mandatin e dytë do të bëhen edhe disa objekte të tilla në pjesë e lagje të ndryshme të qytetit .
‘’Shtëpia për përkujdes ndaj të moshuarve ‘’ Nga një projekt që kishte filluar vite më parë nga qeverisja e kaluar, si projekt i trashëguar dhe i dështuar po kthehet në projekt gati te përfunduar dhe të realizuar brenda afatit kohor nën përkujdesjen e kryetarit Prof.dr.Mytaher Haskuka dhe DPMS-ë. Punimet pa afat kohor dhe shkel e shko nuk ka më operatorit ekonomik të pa përgjegjëshem i është ndërpre kontrata, është bë projektimi i ri dhe së shpejti funksionalizimi dhe përurimi. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 Prizreni do të ketë ‘’Shtëpinë për të moshuar ‘’me të gjitha standardet, me kujdes dhe kapacitet të plot 24 orë 7 ditë në javë!
Gjenerata për gjeneratën, vazhdojmë të bashkë qeverisim me ju +4 144 Mytaher Haskuka
13 Islam Thaqi

Leave a Reply