Thaçi: Dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke

0
497

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi ka kuptim vetëm nëse diskutohet njohja reciproke, në të kundërtën, ai thotë se dialogu është i dështuar, raporton Express

Thaçi tha se dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë, nëse në tavolinë nuk diskutohet njohja reciproke.

“E kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë si po zhvillohet”, deklaroi Thaçi.

Dialogu Kosovë – Serbi ka rinisur pas ngecjeve që kishte bërë Serbia duke kërkuar sërish diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar vazhdimisht se Asociacioni është temë e mbyllur.

Ndërkohë, kjo formë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk po i pëlqen as kreut të LDK’së, Isa Mustafës.

“Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook./GazetaExpress

Leave a Reply