Tatari: Sektori i bujqësisë do të jetë në fokus të qeverisë lokale të udhëhequr nga AKR-ja

0
523

AKR-ja ka një plan të mirë për të investuar në bujqësi në zonat rurale në Prizren, kështu ka deklaruar Erdet Tatari, kandidat për Asamble Komunale nga ky subjekt politik.

Tatari ka thënë se qeverisja e udhëhequr nga AKR-ja do të investojë në sektorin e bujqësisë, në prodhimtarinë e pemëve dhe perimeve. Poashtu, ai ka thënë se do të stimulohen bujqit për më shumë mbjellje të drithërave dhe zhvillim të vreshtarisë.

Postimi i plotë:

KRIJIMI I MUNDËSIVE TË PUNËSIMIT DUKE INVESTUAR NË BUJQËSI KRYESISHT NË ZONAT RURALE TË PRIZRENIT
Më parë kam shkruar për rëndësinë e insistimit të investimeve të jashtme në krijimin e bizneseve të reja,në rritjen e prodhimit dhe të punësimit në komunën e Prizrenit.Kam shkruar për rëndësinë e eksportit për zvillimin e bizneseve prodhuese dhe të punësimit,duke mos haruar edhe sektorin e bujqësisë që paraqet një potencial të lartë zhvillimi kryesisht në zonat rurale nëse investohet në prodhimtarinë e pemëve dhe perimeve nëse mbështetet më shumë prodhimi i drithërave dhe nevojat e vreshtarisë në regjionin e Prizrenit.
-Poashtu duhet të përkrahet edhe blegtoria në regjionin e Zhupës dhe Vërinit.
Në fshatin Velezhë ka nevojë për përkrahjen e prodhimtarisë qumështore,duke mos harruar edhe prodhimet tona tradicionale të verës dhe rakisë në zonat rurale ,dhe në këtë mënyrë të arrihet një rritje të kapaciteteve prodhuese në njërën anë dhe në anën tjetër të zbutet problemi i papunësisë në rajon.
Pra duhet një politikë ekonomike për implementim strategjik rreth mbështetjes së aktiviteteve bujqësore në zonat rurale të Prizrenit.
Unë do të angazhohem sërish edhe për këtë aktivitet nëse do të arrijë të jem asambleist në kuvendin komunal të Prizrenit.
(Ekonomisti juaj ju pret votat e juaja në mënyrë që të kontibuojmë bashkë në zhvillimin ekonomik të komunës së Prizrenit ,prandaj votoni AKR-149,Votoni Erdet Tatarin -22).
Me respekt AKR-149
ERDET TATARI #erdettatari-22

Leave a Reply