Tatari: Qeverisja e AKR-së në fokus do të ketë punësimin e të rinjve

0
427

Problemi kryesor në ekonominë e komunës së Prizrenit është papunësia, kështu ka deklaruar Erdet Tatari, kandidat i AKR-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Tatari ka thënë se do të kontribuoj për implementimin e sa më shumë projekteve biznesore në Prizren në mënyrë që të rritet punësimi në Komunën e Prizrenit.

Postimi i plotë:

Problemi kryesor në ekonominë e komunës së Prizrenit është papunësia.Jam munduar që të gjej alternativa për zbutjen e papunësisë.
Problemi nuk është vetëm të jipen fjalë, por esenca është fjalët që jipen duhet të realizohen.Unë jam mbështetur në 3 prioritete kryesore që mund ti realizoj si një specialist në fushën e ekonomisë.Kam premtuar për dicka që mund ti implementoj si asambleist .
Këto 3 prioritete si objektiv kryesor e kanë RRITJEN E PUNËSIMIT.
1)Implementim i sa më shumë projekteve biznesore në Prizren në mënyrë që të rritet punësimi në komunën e Prizrenit.
2)Si rezultat i krijimit të bizneseve të reja prodhuese,rritje prodhimi ,rritje eksporti drejt tregjeve të jashtme-insistim në RRITJE PUNËSIMI
3)Investim në sektorin e bujqësisë.
Objektivi kryesor-,RRITJE PUNËSIMI
ME RESPEKT AKR-149
Erdet Tatari #erdettatari-22

Leave a Reply