Tatari: Qeverisja e AKR-së do ta zgjidh problemin e parkingjeve në pjesën e Shatërvanit

0
514

Nëse nesër bëhem zëri i tyre(i popullit) në kuvend komunal do të trajtoj qështjen e problemit të parkingjeve në pjesën e Shatërvanit, kështu ka deklaruar Erdet Tatari, kandidat i AKR-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Tatari ka thënë se mungesa e parkingut ka bërë që të bie interesimi i turistëve në këtë lokacion.

Postimi i plotë:

SHESHI I SHATËRVANIT SI QENDËR HISTORIKE TË PRIZRENIT – PROBLEMET ME PARKINGJET
Mund të them se femijërinë dhe rininë time e kam kaluar në këtë pjesë të qytetit që quhet Sheshi Shatërvani.Pasiqë selinë e biznesit-lokalin(pronën) e kam këtu shpesh jam në komunikim interaktiv me tregtarët e bizneseve të vogla(kojshitë).
Meqenëse jam çdo ditë në frekuentim dhe në kontakt me ta shume mirë i kuptoj hallet e këtyre njerëzve.
Nëse nesër bëhem zëri i tyre(i popullit) në kuvend komunal do të trajtoj qështjen e problemit të parkingjeve në pjesën e Shatërvanit.Ankesa e tyre është se shumë nga turistë pë shkak të mungesës së parkingjeve detyrohen që në vend të sheshit të shatërvanit të shkojnë dhe të vizitojnë qendrat tregtare ku parkingjet janë pa pagesë.Ndërsa në shatërvan çmimi i parkingjeve është 1 orë-1 euro(qëndrimi prej 3-4 orëve do të kushtonte 3-4 euro).Kjo mundëson pakësimin e aktivitetit ekonomikë për bizneset që operojnë në këtë zonë që kryesisht duket tejet e degraduar.
Pra mungesa e parkingjeve paraqet një problem me rëndësi për qendrën historike të Prizrenit.Rekomandimi im do të ishte që të ndërtohet një parking nëntokësor me një kapacitet më të lartë dhe me një çmim më të volitshëm.Në këtë mënyrë të insistohet që sa më shumë turist të vizitojnë sheshin e shatërvanit në mënyre që të ringjallen bizneset e vogla që operojnë në këtë zonë historike.
Me respekt
ERDET TATARI VIJON 🍀
AKR-149✅
Erdet Tatari-22✅

Leave a Reply