Rebic te Milani pas shkëmbimit me Andre Silvën

0
37

Ante Rebic është sulmuesi më i ri i Milanit.

Pak orë para mbylljes së merkatos klubi kuqezi zyrtarizoi afrimin e sulmuesit kroat i cili është transferuar te Milani në formë huazimi për 2 vjet për një shifër prej 5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro të tjera në verën e vitit 2021.

Rrugën e kundërt ka përshkuar Andre Silva i cili është bërë pjesë e operacionit që ka sjellë Rebic në Milano, me portugezin që ka pranuar të transferohet te Eintracht Frankfurt në Gjermani me të njëjtën formulë atë të huazimit 2-vjeçar me të drejtë blerjeje. Në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt Rebic ka shënuar në total 17 gola në 3 sezone. Te Milani sulmuesi kroat do të mbajë veshur fanellën me numër 18./SS

Leave a Reply