Ramë Bobaj: 𝐏𝐬𝐞 Lëvizja VETËVENDOSJE! 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐧?

0
669

Prizreni, qyteti i kulturës, qendra komb-bashkuese e tërë shqiptarëve, qyteti i historisë dhe i zhvillimit, për vite me radhë kishte duruar keqpërdorimin, keqmenaxhimin, nepotizmin dhe shkatërrimin e vlerave kulturore dhe historike deri në momentin që qytetarët vendosin t’ia rikthejnë dinjitetin e merituar Prizrenit përmes vendosjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE në krye të Komunës.

Sot, komuna jonë nën qeverisjen e Prof. Dr. Mytaher Haskuka ka arritur që fillimisht t’i ndalojë shumë procese të dëmshme që për vite me radhë ishin bërë pjesë e një përditshmërie të zakontë në Prizren dhe poashtu ka arritur të tejkalojë shumicën e sfidave të trashëguara nga keqqeverisjet e stërzgjatura të së kaluarës.

Tani Prizreni është një qytet që fatmirësisht gjindet në një situatë shumë më të mirë sesa që ishte para katër viteve. Komuna e Prizrnit sot është me një infrastrukturë më të përshtatshme e më gjithëpërfshirëse, me më shumë hapësira rekreative të gjelbra e të mirëmbajtura, me trashëgimi kulturore të mbrojtur nga degraduesit, me bujq të subvencionuar, me turizëm të promovuar dhe me hapësira ekonomike të gatshme për t’u bërë motor i zhvillimit të punësimit dhe forcimit ekonomik të familjeve të komunës sonë.

Komuna e Prizrenit, në krye me Prof. Dr. Mytaher Haskukën, në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare ashtu edhe siç e ka paraparë në Programin Qeverisës do të jetë Kryeqyteti i Prodhimit dhe Zhvillimit sepse do ne do të funksionalizojmë zyren e Koordinimit për Investime e që për rezultat do të sjellë investitorët në Parkun e Biznesit në Korishë.

Një pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë katër vjeçare do të jetë forcimi i fermerit, ku edhe unë personalisht si Asambleist i ardhshëm do të fokusohem fuqishëm në shtyerjen përpara të politikave mbështetëse. Modernizimi i fermave bujqësore është një nga pikat kryesore të këtij programi sepse me këtë investim do të rritet kualiteti i prodhimit të produkteve vendore dhe njëkohësisht do të kemi produkte që janë më afër standardeve evropiane dhe më konkurruese me prodhimet e vendeve të rajonit dhe më gjerë. Poashtu, revitalizimi i sistemeve të ujitjes prej Korishës deri në Nashec është në plan kryesor që të realizohet në këtë mandat meqenëse në këtë mënyrë prodhimeve bujqësore do t’iu rritet rendimenti dhe bujkut do t’i lehtësohet puna.

Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve do të vazhdojë të mirëqeverisë edhe për katër vite tjera Komunën e Prizrenit dhe qytetari i kësaj komune do të vazhdojë të gëzojë të drejtën e të pasurit një qeverisje që ia çmon lartë besimin, ia dëgjon zërin, dhe i përmbush nevojat e tij.

Shkruan: Ramë Xh BOBAJ, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

Leave a Reply