Quni: Abaz Ademi, që mban numrin 2 në listën “VAKAT”, na u bashku fuqishëm në rrugëtimin tonë

0
479

Jam i lumtur që edhe komuniteti boshnjak në krye me Abaz Ademi, që mban numrin 2 në listën “VAKAT”, na u bashku fuqishëm në rrugëtimin tonë për ndryshimin e madh në komunën e Prizrenit, kështu ka deklaruar Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Quni ka thënë se banorët e Zhupës kanë deklaruar se pos qeverisjes së LDK-së, asnjë qeveri tjetër nuk ka investuar asgjë.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që edhe komuniteti boshnjak në krye me Abaz Ademi, që mban numrin 2 në listën “VAKAT”, na u bashku fuqishëm në rrugëtimin tonë për ndryshimin e madh në komunën e Prizrenit.
Këtë ndryshim për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës, pa dallim etnie, mund ta bëjmë vetëm ne LDK-ja.
Ne kemi dhënë prova se mund të qeverisim mirë, suksesshëm dhe me duar të pastra.
Ne kemi dhënë prova se mund të ngrejmë ura bashkepunimi e të qeverisim me qytetarin prizrenas në qendër të vëmendjes tonë.
Banorët e Zhupës e thanë zëshëm se atje, pos qeverisjës së LDK, asnjë qeverisje tjetër nuk ka investuar gjë.
Ata, gjithashtu e dinë shumë mirë se, zgjerimi dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, përgjatë grykës së Lumbardhit, po ndodhë me iniciativën e LDK-së.
Së bashku do ti ndëshkojmë këta që nuk punuan, e do t’ja rikthejmë Prizrenit namin e mirë që ka pasur dikur kur në ballë të saj ishte LDK-ja.
Ejani bashkohuni me ne se vetem ne jemi ndryshimi për progres e zhvillim.
Te tjerët kanë punë me gjykata për ti sqaruar aktakuzat e ngritura ndaj tyre.
Prizreni zemra e bashkëjetesës meriton më mirë.
Më mirë do ta bëjmë së bashku ❤
Faleminderit nga zemra për mbeshtetjen dhe pritjen e ngrohtë!

LDK160 ✔

PërPrizreninQëDuam ✔

Leave a Reply