Prizreni e meriton një kuvend të mbushur me kuvendarë të sinqertë, të ndershëm e punëtorë

0
365

Kuvendi i Prizrenit ka nevojë të reformohet me kuvendarë të rinj, jo në kuptimin e moshës por të mentalitetit dhe të atyre që dijnë të diskutojnë e debatojnë në nivele më të larta intelektuale.

Koha kur kuvendarët më shumë janë fyer dhe e kanë fyer njëri tjetrin duhet të përfundojë. Qytetarët e Prizrenit meritojnë përfaqësim dinjitoz e zgjidhje të problemeve që përballen për çdo ditë.
Kuvendi i Prizrenit nuk duhet të shndërrohet në strehë të njerëzve që nuk e kuptojnë rolin e tyre të përfaqësimit qytetar dhe të obligimit që kanë ndaj votuesve të tyre.

Qytetarët e Prizrenit, në zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 tetor të dalin masivisht dhe mos ti bojkotojnë zgjedhjet. Me votë le ti zgjedhin njerëzit më meritorë, më të mirë dhe më të devotshëm të qytetit.

Prizreni, si qytet i kulturës dhe historisë, si kryeqendër e kombit shqiptar nga i cili e kanë pikënisjen shumë ngjarje historike, e meriton një kuvend të mbushur me kuvendarë të sinqertë, të ndershëm e punëtorë, që nevojat dhe interesat e qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit i kanë primare.

Shkruan: Vetim SHALA – Kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale

Leave a Reply