Mytaher Haskuka do të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme

0
509

Mytaher Haskuka do të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme, kështu ka deklaruar Petrit Hoxhaj, kandidat i Listës “GUXO”, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit garon në listën e LVV-së.

Hoxhaj ka përmendur shumë projekte të cilat janë realizuar në mandatin e parë të qeverisë lokale të udhëhequr nga Haskuka.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!
Të gjithë ju duheni të keni parasysh që deri më tani jam munduar të tregoj rezultat si kuvendar i këtyre 4 viteve të deritanishme, të gjithë se bashku kemi punuar për të mirën e përgjithshme, kemi përfunduar secilin projekt që na është dhënë në besim. Unë ndoshta për fshatin tim Vlashnje kam punuar aq sa atë do të tregojnë zgjedhjet e 17 Tetorit.
Mirëpo, nuk ka qenë vetëm fshati Vlashnje, por unë bashkë me ju kemi punuar për fshatin Poslisht, për Bajram Currin, për fshatin Kobaj dhe shumë fshatra të tjerë.
Por kjo nuk do të thotë që unë jam vetëm asambleist për këto fshatra, por jam asambleist i gjithë fshatrave dhe qytetit të Prizrenit me aq kapacitet që kisha, por ju premtoj që për 4 vitet e ardhshme do të punoj edhe për fshatra të tjerë të Komunës së Prizrenit, do të bëjmë rregullimin e çështjes së ujit në fshatin Zhur dhe Billushën, si dhe rajonit të Vrinit dhe çdo nevoj të fshatrave tonë.
Andaj, së pari dua të falemnderoj secilin një nga një për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin që ma jipni mua si asambleist edhe për katër vitet e ardhshme.
Unë, së bashku me kryetarin Prof. Dr.Mytaher Haskuka do të jemi në përkrahje të gjithë secilit që keni nevojë pa asnjë dallim, përkatësie etnie apo edhe të pikpamjes politike, sepse unë siç kam qenë asambleist i Komunës së Prizrenit dhe qytetarëve të saj, do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen.
Nga të gjithë ju, kërkoj të vazhdoni të punoni për fitorën tonë të 17 Tetorit, që të jetë fitore e përbashkët.
Nuk ka mbetur edhe shumë ditë, andaj secilën ditë të shfrytëzojmë që ditën e diellë të gjithë të jemi me zemër të buzëqeshur dhe me një fitore të madhe për Komunën tonë.
Prof. Dr.Mytaher Haskuka do të jetë kryetar edhe katër viteve të ardhshme në udhëheqjen e Komunës së Prizrenit me ekipin e tij profesional.
Petrit O. Hoxhaj NR 2

Leave a Reply