Muçaj: Me përkushtim ruajtëm shëndetin e qytetarëve, arritëm të asgjësojmë produkte në vlerë prej 708.980,39 euro

0
323

Drejtori i Inspektorateve pranë Komunës së Prizrenit, Edon Muçaj, i cili njëherit është edhe kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale, ka prezantuar në mënyrë kronologjike rezultatet e arritura gjatë udhëheqjes së kësaj drejtorie.

Muçaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe sa e ka udhëhequr këtë drejtori, qëllimi ka qenë mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve korrekte e profesionale.

Postimi i plotë:

Raporti i punës së Drejtorisë së Inspektorateve (2018-08.2021)
VVazhdojmë për +4
Procesvervale: 21720
Aktvendime: 7989
Vlera e produkteve të asgjësuara: 708.980,39euro
Gjoba mandatore: 153.330,00euro
Kërkesa për kundërvajtje: 701
Kallzime penale: 160
Reklamacione: 129
Pëlqime minimale teknike: 750
Ndalim veprimtarie: 57
Sektori për Inspektime të Ndërtimit:
Inspektimin e ndërtimeve pa leje ndërtimore dhe ndalimin e këtyre ndërtimeve deri në paisjen me leje ndërtimore,
Aktvendime për rrënimin e ndërtimeve pa leje si pasojë e mos respektimit të urdhërit për ndalim punimi,
Inspektimin e ndërtimeve me leje ndërtimore lëshuar nga organet kompetente,
Aktvendime për kthim të ndërtimit sipas lejes së lëshuar nga organet kompetente,
Mbikqyrjen e zbatimit të ligjit dhe rregullave tjera që kanë të bëjnë me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet etj.),
Mbikqyrjen e standarteve të ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet që përdoren gjatë ndërtimit.
Sektori për Inspektime të Shërbimeve Komunale
Është bërë largimi i materialeve të ndryshme ndërtimore si: rëra, blloqe, hekur etj. nga hapësira publike-trotuari,
Janë obliguar lokalet afariste të lidhin kontratë me “Eco Regjionin” Sh.a. Prizren, apo ndonjë ndërmarrje tjetër të autorizuar për bartjen e mbeturinave.
Lokalet afarise janë urdhëruar që ta pajisen me leje nga DUPH për shfrytëzimin e hapësirës publike.
Në bashkëpunim me inspektorët e tregut janë inspektuar autolarjet. Janë kontrolluar kyçjet ilegale.
Është asistuar Hidroregjionin Jugor sa herë që ka kërkuar një gjë të tillë për keqpërdoruesit e ujit të pijes si në: kyçjet ilegale etj. Po ashtu janë asistuar edhe sektorët tjerë.
Sektori i Inspektimit të Bujqësisë dhe Hidroekonomisë
Prodhimet ushqimore me prejardhje bimore,
Barnatoret bujqësore,
Pijet alkoolike,
Kualiteti i miellit dhe prodhimeve nga mielli (furrat e bukës),
Prodhuesit e llokumit, keqapit, majonezit,
Ndërmarrjet që plasojnë farëra dhe plehra minerale,
Tokat bujqësore sipas rasteve,
Autotransportuesit e rërës,
Eksploatuesit e rërës dhe gurit natyror,
Resurset ujore si dhe KRU ”Radoniqi & Dukagjini”
Sektori për Inspektime Sanitar
Zbatimi i masave antiCOVID:
Inspektimi i Qendrave të votimit gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare
Inspektimi i objekteve bankare,
Inspektimi i Kompanive të Sigurimeve të automjeteve,
Inspektimi i ujësjellësit të qytetit,
Inspektimi i KESCO-së,
Inspektimi i Stacionit të Autobusëve,
Inspektimi i Qendrës për patent shoferë,
Gastronomia (si restorante, qebaptore, pastiqeri, fast food, kafiteri),
Inspektimi i objekteve që zhvillojnë veprimtari tregtare me artikuj ushqimor si i qendrave tregtare dhe dyqaneve ku behet tregtimi i artikujve ushqimor,
Inspektimi i afateve te përdorimit të artikujve ushqimor, kushtet e ruajtjes së artikujve ushqimor,
Inspektimi i shkollave (zbatimi i masave mbrojtëse anticovid si dhe kushtet higjieno-sanitare brenda hapësirave shkollore, si dhe inspektimi i kushteve higjieno sanitare i hapësirave shkollore ku bëhet shpërndarja e ushqimit për nxënësit),
Inspektimi i laboratorëve për analiza hematologjie – biokimike, patologjike dhe mikrobiologjike,
Inspektimi i tregut “Bajram Curri” (Inspektimi i kushteve të ruajtjes së artikujve ushqimor, afatet e përdorimit të artikujve ushqimor si dhe zbatimi i masave mbrojtëse anticovid),
Inspektimi i furrave të bukës,
Inspektimi i kushteve higjieno sanitare të ordinancave mjekësorë dhe barnatoreve (dhënia e Pëlqimit Sanitar për Licensim).
Inspektimi i zbatimit të Ligjit të duhanit në objektet qe zhvillojnë veprimtari hoteliere,
Inspektimi i tregtarëve mobil të artikujve ushqimor.
Sektori për Inspektime të Tregut
Inspektimi dhe vetëdijesimi për regjistrimin e bizneseve të reja,
Inspektimi i lokaleve të natës,
Inspektimi i peshoreve elektronike (artarët),
Bashkëpunim me Sektorin e Veterinaris dhe Sanitar janë inspektuar bizneset që merren me prodhimin e mishit,
Bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës,
Bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës,
Inspektimi i pompave të benzinës (rivulosja e dorëzave për mbushje),
Inspektimi i produkteve që nuk kanë deklaracion në gjuhën shqipe,
Inspektimi i vendosjes së çmimeve afër produkteve,
Inspektimi i bizneseve ku shiten produktet 18+ (duhan, alkool – vendosja e shenjës 18+),
Inspektimi i vendosjes së flamujve tek produktet e importuara,
Reklamacionet e ardhura nga konsumatorët janë shqyrtuar dhe pas urdhërit të inspektorit konsumatori është paisur me paisje të reja si p.sh frigorifer, telefon, hekur për hekurosje etj.),
Inspektimi i çmimeve të produkteve raft – arkë,
Bashkëpunim me Njësitin kundër Trafikimit me Qenje Njerëzore janë mbyllur disa lokale ilegale,
Sektori për Inspektime të Veterinarisë
Mbikqyrja dhe kontrolli i artikujve ushqimor me prejardhje shtazore në prodhim, qarkullim dhe deponim,
Kontrolli i kafshëve për therje dhe kontrolli i mishit në linijën e therjes në thertore,
Kontrolli i përpunimit të mishit dhe nënprodukteve të mishit,
Kontrolli i qumështorëve,
Kontrolli i fermave të pulave,
Kontrolli i mishtoreve dhe thertoreve private në KK Prizren,
Kontrolla të DPT dhe DPH-ve,
Kontrolli i produkteve ushqimore me prejardhje shtazore tek qendrat tregtare,
Asgjësimin e mishit dhe nënprodukteve të mishit kur është e nevojshme!

Leave a Reply