Muçaj: Kemi ndaluar ndërtimet pa leje, mandati i dytë do të vazhdoj me transparencë dhe llogaridhënie

0
401

Drejtori i Inspektorateve dhe njëherit kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Edon Muçaj, ka thënë se prej kur e ka marrë detyrën në pozitën e drejtorit ka punuar për ta mbrojtur tokën publike.

Ai ka prezantuar edhe disa shifra që tregojnë gjendjen të cilën e ka pranuar qeverisja lokale e udhëhequr nga LVV-ja për ndërtimet pa leje, derisa ka bërë me dije se tani nuk ka asnjë ndërtim të lartë i cili fillon apo mbaron pa leje ndërtimore.

Postimi i plotë:

Me marrjen e qeverisjes lokale gjetëm rreth 13.000 ndërtime pa leje ndërtimore!
Quditërisht nga këto ndërtime kishte edhe ndërtime të larta shumë fitim-prurëse!
Me punë, ndershmëri dhe përkushtim jam munduar që të jem në krah të bashkëqytetarëve të mi për ndërtime urbanistike dhe me leje ndërtimore!
Kam mbrojtur token publike, jam menduar dhe konsultuar me shumë organe të tjera para se të jepja mendimin tim!
Sot me shumë kënaqësi mund të pohoj se nuk kemi asnjë ndërtim të lartë i cili fillon pa leje ndërtimore e as që mbaron pa leje ndërtimore!
Vota juaj për numrin 44 të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është vote e transparencës dhe llogaridhënies!
144 Mytaher Haskuka
44 Edon Muçaj

Leave a Reply