Muçaj: Do të kontribuoj për komunitetin tim, bashkëqytetarët e mi, duke iu dalur përherë në ndihmë për çdo çështje

0
157

Me kandidimin tim për Kuvendin Komunal në Prizren, do të mund të kontribuoj për komunitetin tim, bashkëqytetarët e mi, duke iu dalur përherë në ndihmë për çdo çështje që do të ngritet si nevojë, kështu ka deklaruar Edon Muçaj, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Muçaj është shprehur i bindur në fitoren e LVV-së dhe Mytaher Haskukës më 17 tetor.

Postimi i plotë:

Fjalimi im në tubimin zgjedhor të Lagjes Arbana:
“Para se të lexoj shkrimin tim jam shumë i emocionuar që shoh bashkativistët e mi nga logjistika me të cilët në çdo zgjedhje kam qenë pjesë e ekipit të tyre e sot më duhet të flas para tyre e ata kanë pregaditur skenën ku do të flas unë andaj më lejoni të i falenderoj publikisht!
I nderuari zv.Ministër z.Hoxha, deputet të nderuar z.Rexhaj dhe z.Avdyli. Të nderuar kolegë nga institucionet lokale dhe kolegë kandidat për Këshilltar të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Të dashur miq, familjarë, kolegë dhe aktivistë.
I nderuari kryetar i komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, mirë se erdhët mes banorëve të lagjes Arbanë, banorë të cilët sollën ndryshimin në vitin 2017 dhe në shkurt të vitit 2021, larguan të keqen dhe dijnë të ruajnë të mirën. Pas një aktivizmi dhe përgjegjësie që kam marrë nga gjysma e këtij mandati, si drejtor i drejtorisë së Inspektoriateve, vetes i kam vënë për detyrë që t’i hyjë garës edhe si kandidat i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Të qenët pjesë e këtij Kuvendi, pos që është privilegj, është edhe përgjegjësi, që në mandatin e ardhshëm të mos dështojnë projektet shumë të mira për banorët e komunës sonë, e më këtë edhe të kësaj lagje prej nga unë kam vendosur të kanddidoj.
Ashtu si kam qenë i përkushtuar në angazhimin tim, në Lëvizje dhe i angazhuar e i përkushtuar në Inspektoriat, po kështu do të jem i angazhuar me përkushtim edhe në Kuvendin e Komunës.
Jo vetëm unë, por është domosdoshmëri që edhe shumë kandidatë nga lista e Vetëvendosjes të bëhen pjesë e Kuvendit, sepse vetëm kështu do të mund të funksiononte trekëndëshi mes Kuvendit Komunal, Kryetarit të Komunës dhe mbështetjes së projekteve nga Qeveria në Prishtinë.
Prandaj me kandidimin tim për Kuvendin Komunal në Prizren, do të mund të kontribuoj për komunitetin tim, bashkëqytetarët e mi, duke iu dalur përherë në ndihmë për çdo çështje që do të ngritet si nevojë.
Që të mund ta bëj këtë, ju duhet t’i votoni dy fletëvotime, njërën me numrin 144 dhe Kryetarin në ardhje, prof. dr. Mytaher Haskukën dhe tjetrën, Lëvizjen Vetëvendosje dhe anash njërin nga numrat prej 2-45, atë jua do sjpirti juaj!
Janë tre shenjëzime, që zgjasin 44 sekonda dhe sjellin 144 të mira për Arbanën tonë!
Më shumë Për Prizrenin!
Më shumë për Arbanën!
Faleminderit!

Leave a Reply