Mbani furçat tuaja të grimit të buta përgjithmonë me këtë hile të thjeshtë

0
352

Vera është zyrtarisht këtu, dhe për shumë prej nesh, festimet sapo kanë filluar. Tani që është (më në fund) një sezon për të qenë përsëri shoqëror, shumë prej nesh po kthehen në rutinën tonë normale të bukurisë verore.

Artistët e grimit pajtohen që të kesh një set të mirë dhe të pastër të furçave të grimit është një pjesë thelbësore e çdo regjimi bukurie. Por, larja e furçave mund t’i lërë të thata dhe të dobësuara.

Për fat të mirë, një hile super e thjeshtë do t’ju ndihmojë të pastroni furçat tuaja të grimit në një mënyrë që të ruani afatin e tyre dhe t’i mbani të buta.

ZBUTËSI MBAN TË BUTA FURÇAT E GRIMIT

Të dini se si të pastroni furçat e grimit siç duhet është e rëndësishme për më shumë se një arsye. Kur furçat nuk pastrohen në mënyrën e duhur ato mund të strehojnë baktere, vajra dhe probleme të tjera që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj, duke çuar në të gjitha llojet e problemeve të padëshiruara, si shpërthime dhe infeksione.

Por, nëse përdorni furça grimi natyrale ose sintetike, larja e tyre mund të thajë fijet. Problemi është që jo vetëm se ndjeni gjemba në fytyrën tuaj, por madje mund të ndikojnë edhe në atë se sa mirë aplikohet grimi në lëkurën tuaj. Fijet e buta të furçave e bëjnë më të lehtë aplikimin dhe përzierjen, dhe përfundoni me një pamje më të butë.

Shtimi i zbutësit në furça si hapi i fundit gjatë pastrimit është mënyra perfekte për t’i mbajtur ato të këndshme dhe të lëmuara. Zbutësi vepron në të njëjtën mënyrë në një furçë sikurse në flokët tuaj, duke shtuar një shtresë lagështie mbrojtëse që vulos dhe zbut flokët.

Fatmirësisht, përdorimi i zbutësit në furçat tuaja të grimit është me të vërtetë i thjeshtë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të lani furçat me sapun dhe ujë siç do të bënit normalisht, pastaj të vendosni një sasi të vogël zbutësi. Lërini furçat të qëndrojnë për një minutë. Në fund, shpëlajeni tërësisht për të shmangur grumbullimin, më pas lëreni të thahen. 

Leave a Reply