Kur zemra rënkon

0
861

Kur zemra rënkon
kur shpirti më shqetëson
kur klithmat ti lëshon
Zemra nuk duron.

Kalojnë ditët e netët
Në pritje të tejzgjatur
E pres kthimin tënd
Në votër, me derë hapur.

Mos më le vetëm
kam shumë frikë
oh pa fund kam
ftohtë si akull lumi
Realitetin e ndjej
Apo mos është për mua
Vetëm një ëndërr gjumi?

Shkruan: Xhemajli SHALA

Leave a Reply