Krijohen atletet me ujë të bekuar, shiten në kohë rekord (FOTO)

0
28

“Atletet Jesus” me një çmim prej 3 mijë  dollarësh janë shitur në një kohë rekord për shkak të veçantisë së tyre.

Këto atlete përmbajnë ujë të shenjtë në thembra që vjen nga lumi Jordan i bekuar nga një prift dhe në krye të atleteve ishte i vendosur një kryq.

Sipas “Mirror”, pjesë e dizajnit është dhe një varg nga Bibla që tregon Jezu Krishtin duke ecur mbi ujë.

Daniel Greenberg shpjegoi se një ndërthurje e modës me një figurë historike u mendua se do të kishte shumë sukses.

“Ne po pyesnim veten, si do të dukej një krijim me në fokus Jezu Krishtin. Si një hebre që jam, e vetmja gjë që dija ishte se ai eci në ujë”, dhe kështu lindi ideja e përfshirjes së ujit të shenjtë tek thembra e atleteve” u shpreh ai.

Disa njerëz kanë shprehur habinë e tyre për këtë model të ri atletesh.

Ata që i kanë blerë atletet kanë qenë të mrekulluar nga ky krijim, por ka pasur dhe nga ata kritikë të cilët e kanë quajtur këtë ide ofenduese për figurën e Jezu Krishtit dhe mjaft mosrespektuese.

Atletet janë shitur menjëherë dhe  kompania prodhuese deklaroi në faqen e saj se do të sillte krijime të reja.

Leave a Reply