Krasniqi: Me LDK-në në qeverisje, Medveci, Zojzi, Arbanasi e Smaqi do të furnizohen me ujë të pijes dhe ujin e vades

0
310

Uji i pijes vazhdon të jetë problem për të gjitha lagjet në qytetin e Prizrenit, por edhe nëpër disa fshatra.

Kjo problematikë ka zgjidhje sipas Qemal Krasniqit, i cili është kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Me LDK-në në qeverisje do të bëhet rritja e kapacitetit të ujit të pijes”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për fshatrat e Përdrinisë duhet të bëhet një zgjidhje e shpejtë, pasi projekti i filluar ka mbetur i papërfunduar.

“Fokusi im është që të arrihet marrëveshja në mes komunitetit të kësaj ane, bashkë me institucionet e komunës dhe kompanisë Hidroristemi Radoniqi, që fshatrat Medvec, Zojzë, Arbanas e Smaq të furnizohen me ujë të pijes dhe ujin e vades për banorët e kësaj ane”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply