Kemajl Gegollaj kërkon besimin e banorëve në fshatin Romajë të Hasit

0
172

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kemajl Gegollaj, i ka ftuar banorët e fshatit Romajë që me 17 tetor ta votojnë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar, Anton Quni.

Gegollaj ka bërë thirrje që banorët e këtij fshati ta votojnë atë, duke u zotuar se në Asamblenë Komunale do të ngritë çështjen për ndërtimin e rrugëve dhe të gjitha trotuareve në këtë fshat, rregullimin e kanalizimit në të gjithë fshatin, rregullimin e drenimit për të gjitha tokat bujqësore, funksionalizimin e shtëpisë së kulturës, rregullimit e shtratit të përroit, punën me dy ndrrime të AMF-së në fshat, rregullimin e ndriçimit publik dhe çështje tjera të nevojshme për komunitetin e fshatit Romajë.

Gegollaj është zotuar se do të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Leave a Reply