Kemajl Gegollaj kërkon besimin e banorëve në fshatin Kabash të Hasit

0
543

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kemajl Gegollaj, i ka ftuar banorët e fshatit Kushnin që me 17 tetor ta votojnë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar, Anton Quni.

Gegollaj ka bërë thirrje që banorët e këtij fshati ta votojnë atë, duke u zotuar se në Asamblenë Komunale do të ngritë çështjen për rregullimin e një bazeni për ujë të pijes, rregullimi i shtratit të gurrës, zgjerimi dhe rritja e urës së fshatit, përfundimi i të gjitha rrugicave dhe kanalizimi i ujërave të zeza, rregullimi i rrethojave te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit, rregullimin e ndriçimit publik, dhe çështje tjera me rëndësi për komunitetin e këtij lokaliteti.

Leave a Reply