Kastrati: Do t’i asfaltojmë të gjitha rrugët e lagjes “Arbanë”

0
69

Projektet infrastrukturore të realizuara në bazë të interesave politike, dhe interesave tjera, përveç atyre të përgjithshme shoqërore, kanë bërë që shumë rrugë të mbesin jashtë realizimit, kështu ka deklaruar Bajram Kastrati, kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kastrati ka thënë se rruga “Arbreshët e Kalabrisë” në lagjen “Arbanë” ka mbetur në mëshirën e fatit, por të cilat do të asfaltohen me ardhjen e AAK-së në krye të pushtetit lokal.

Postimi i plotë:

Projektet infrastrukturore të realizuara në bazë të interesave politike, dhe interesave tjera, përveç atyre të përgjithshme shoqërore, kanë bërë që shumë rrugë të mbesin jashtë realizimit.
Rruga “Arbreshët e Kalabrisë”, në Arbanë, ka mbetur jasht programit vetëm që nuk ka qenë në interesin e ndonjë zyrtari, edhe pse janë shumë familje që qarkullojnë në këtë rrugë.
Kjo rrugë dhe shumë rrugë t’tjera në Arbanë, do kubëzohen (asfalltohen), menjëherë pas formimit të qeverisjes së ardhshme.
1️⃣2️⃣1️⃣✅Lulzim Kabashi- Kryetar
5️⃣✅Bajram Kastrati- Kuvendar

Leave a Reply