Kandidatja për Asamble, Egzona Hoxhaj, demanton Haskukën!

0
998

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Egona Hoxhaj, përmes një shkrimi ka reaguar ndaj kryetarit dhe kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka.

Hoxhaj ka listuar disa projekte, duke thënë se këto janë realizuar në mandatin e kryetarit Ramadan Muja.

Postimi i plotë:

Realiteti nga kjo që ju e keni shprehur është shumë ndryshe kryetar në ikje!
E gjithë kjo që ju keni shpalosur në këto pika për Hasin është veq një gënheshtër e asgjë më shumë!

  1. Shkolla në Krajk është projektë që ka perfunduar në mandatin e kryetarit Ramadan Muja, renovimet që i keni bërë janë veq se shpërlarje parash asgjë më shumë ( një aneksë i vogël i oborrit ka kushtuar me mijëra e mijëra euro).
  2. Ujin e pijshëm në Gjonaj ju kryetar në ikje veq keni ardh e ia keni pre shiritin,i gjithë Hasi e din prej nga kanë ardhur fondet dmth donator tjerë, e ju keni pasur si komunë vetëm që ti mbuloni gropat e shkaktuara nga ato punime, as atë punë nuk e keni kryer si duhet sepse kemi raste që ia keni mbuluar orat e ujit e ju keni bërë probleme.
  3. Sa i përketë QMF-së në Gjonaj përpos objekti i ri që është ndërtuar asgjë më shumë skeni bërë ( nuk keni shtuar fare stafin shëndetsor e as shërbimet ), keni premtuar që QMF do të jetë funksionale 12 orë, ndërsa ajo nuk ofron shërbime as 4 orë të plota.
  4. Zyra e Gjendjes Civile është Jo funksionale, që 4 vite nuk ka zyrtar që punon aty edhe pse prej asaj zyre shërbehen rreth 8 mijë banorë ( Gjonaj, Mazrrek, Kojushë, Planejë, Gorozhup, Krajk e Tupec ).
  5. Shtëpia e Kulturës në Gjonaj e njëjta është për rreth 15 vite, mos gënjeni!
  6. Objekti I zjarrëfikësve ka qenë I ndërtuar përpara se të vini ju. Me juve makina e zjarrëfikësve ka ardhur sa për fushatë dhe nuk është funksionalizuar kurr.
    7.Asnjë fshatë në HAS nuk ka ndriqim publik, në fshatra të Hasit asnjë metër kanalizim nuk është bërë, asnjë rrugë nuk është shtruar edhe ato qka janë shtru janë pa standarde, trotuare nuk janë berë nëpër fshatra edhe ku janë bërë kanë shkaktuar më shumë telashe sesa të mira ( fotot janë fakte ).
  7. Nxënësit në shkollën në Gjonaj asnjë nuk ka marr dollape nga Komuna, të gjitha i kanë paguar vet ( kemi fakte dhe deklarata të prindërve ).
  8. Me qindra kërkesa kanë bë familjarët që mjeku ti shkohet në shtëpi sepse nëpër Has ka shumë të moshuar që jetojnë në shtëpi vetëm, asnjë kërkes nuk u është plotësuar!
  9. Shkolla në Lukinaj dhe Dedaj kanë qenë me 80% të punëve të përfunduara, veq shiritin e keni pre.
  10. Shkolla e re në Gjonaj, ndërtim pa leje, 2-3 metra larg rrugës kryesore hyrja e shkollës, e cila rrezikon jetën e nxënësve dhe mësimdhënësve, një ditë larg qoftë po të ndodhë ndonjë e keqe ti do të jesh pergjegjës.
    Me pak fjalë kryetar në ikje gënjeshtrat e mashtrimet tuaja nuk kanë fund, por të jesh i bindur që do të ndëshkohesh me datën 17 Tetor, ku Hasi do të ju jap ndëshkimin përmes votes, nuk lejojmë më të na ndytni me gënjeshtra e premtime koti!

Leave a Reply