Kabashi – Shatri: LDK-ja ka projekt konkret për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

0
463

Kandidatja e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kujtesa Kabashi – Shatri, ka thënë se do të punojnë në vazhdimësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në qytet në përputhje me kompetencat e qeverisë lokale.

Kabashi – Shatri, ka thënë se kryetari, Anton Quni, me ekipin e tij të zgjedhur do të përkrahin projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren.

Postimi i plotë:

Të gjitha lokalitetet e Prizrenit si vendbanime të vjetra janë të pasura me trashëgimi kulturore. Që të mos harrohen duhet të përkujdesemi më shumë për to, sepse për vite me radhë nuk është bërë thuajse asgjë. Do të punojmë shumë seriozisht që këto vlera të larta kombëtare t’i ruajmë e t’i prezantojmë para botës për t’u treguar lashtësinë, vlerat dhe traditën shumë shekullore. Kryetari në ardhje z. Anton Quni me ekipën e tij të zgjedhur do të përkrahin projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë e të cilat janë të shumta. Na votoni neve që t’i realizojmë projektet e përbashkëta. LDK-160 Anton Quni – kryetar Kujtesa Kabashi – Shatri – Nr. 6

Leave a Reply