Kabashi – Shatri: 17 tetori është dita e rikthimit. E më 18 tetor fillon etapa e ndryshimit

0
119

17 tetori është dita e rikthimit. E më 18 tetor fillon etapa e ndryshimit, kështu ka deklaruar kandidatja e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kujtesa Kabashi – Shatri.

Ajo beson se me rikthimin e LDK-së në pushtetin lokal, do t’i kthehet dinjiteti institucioneve lokale.

Postimi i plotë:

Momentin e rëndësishëm para të cilit jemi, do ta përshkruaja me pak fjalë. Sa më shumë po testohen të tjerët, aq më shumë po shtohet nevoja për ne. Sa më e gjatë koha e testimit të tjerëve, aq më me vlerë rikthimi ynë. Ky testim që ndodhi, na bën neve më të vendosur për punë cilësore. Është mirë që ky rikthim tani do të ndodh shpejt, e që pritjes po i vjen fundi. Për mua është nderë që jam me më të mirët, dhe po u shërbej njerëzve tanë të mirë. 17 tetori është dita e rikthimit. E më 18 tetor fillon etapa e ndryshimit. Faleminderit për besimin tuaj.

meAntonQuninKryetar160LDK✌️✌️✌️

kujtesakabashishatrinr6

Leave a Reply